Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim për media tha se qytetarët përmes referendumit do të vendosin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, raporton “Zëri.info”. 

Sipas tij, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Sot kemi zhvilluar takime me liderët e institucioneve të Kosovës. Ajo që është e rëndësishme agjenda e institucioneve të Kosovës do të jetë e përbashkët. Kanë qenë takime shumë të mira për konsultime për hapa të mëtutjeshme. Të gjitha proceset do të shkojnë në koordinim me SHBA NATON BE. Do të marrim pjesë në takimin e 7 shtatorit gjithmonë duke punuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe qe i garanton Kosovës njohjen nga Serbia. Me mundësi që lugina e Preshevës ti bashkëngjitet Kosovës. Të gjitha autoritetet ndërkombëtare e mbështesin dialogun. Askush s’duhet ti frikësohet bashkimit të Preshevës e Bujanovcit. Përmes referendumit qytetarët do te vendosin për marrëveshjen Kosovë Serbi. Synimi është që Kosovën ta anëtarësojmë në BATO BE dhe OKB. Këtu s’mund të hyjmë pa marrëveshjen Kosovë Serbi. Është një mundësi që na është dhënë nga Bashkimi Evropian.”, tha ai.

Ai ka treguar se në takimin e ardhshëm në Bruksel do të diskutohet për Preshevën. Sipas tij, Mitrovica nuk do t’i jepet asnjëherë Serbisë.

“Unë do ta shtroj kërkesën e qytetarëve të Preshevës Metvegjës dhe Bujanovcit në Bruksel. Duhet të vihet kufiri me Serbinë. Jam i bindur që të gjithë akterët janë që te vihen vijat në Kosovë. Ata që flasin për shkëmbim janë zëra të huaj. Dua të punoj edhe me opozitën i ftoj të bëhen pjesë e këtij angazhimi. Këtë shans që na është dhënë për të diskutuar ne duhet ta shfrytëzojmë. Mitrovica është e Kosovës dhe nuk ka njeri që e cenon. Arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur por është mundësi që duhet ta shikojmë. Asnjë marrëveshje s’do të ndodhë pa pëlqimin e SHBA”, tha ai./Zëri/

Shpërndaje artikullin në: