Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi. Vendi u trondit ditën e djeshme nga një lëkundje me magnitudë 6.8 e shkallës rihter.

17 persona kanë ndërruar jetë në Elazig, dhe 4 në Malatya. Deri më tani raportohet edhe për 1030 të plagosur.Sipas zyrtarëve të sizmologjisë në këtë vend, tërmeti me fuqi prej 6.8 shkallësh të Richterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.

Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.

Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Sivrice, një qytet me rreth 4,000 njerëz, është një vend i njohur turistik në bregun e liqenit Hazar.

Shpërndaje artikullin në: