Tentim puçist në Lëvizjen Vetëvendosje
BINAK MAXHARRAJ- Në këtë muaj plasi sherri, apo ma mirë me thënë u tentu të bahet një tentim klasik puqist në LVV. Dolën në siperfaqe kantradiktat, por edhe marritë e disa njerezëve që tentuan me ba puqin, për ta marrë LVV nga brenda.
Ky është një turpi i turpit për Klanin Puqist në krye me Dardan Molliqaj si shef i puqit me ndihmën edhe të vetë Kryetarit të kësaj partie Visar Ymerin dhe Shpend Ahmetin, i cili erdh në këtë LVV pasi që e shkatërroi një Parti me herët që s’muajti t’i bëjë as një autobus simpatizantë.
Këtë shpërthim Puqist në tentativë nga brenda ky grup e kishte përgatit shumë më herët, por duhet me e gjetë një “Kokë Turku” për të realizuar planin e tyre djallëzor, e për të filjuar dikënd e gjetën askënd tjetër pos Aida Dërgutin e cila edhe ra viktimë e puqistëve, ra viktimë e puqistëve të cilat erdhën vonë në LVV, sa për ta zhvatë atë sa të munden.
Puqistët e pa “fytyrë dhe moral” u deshtën ta gjejnë momentin më të përshtatshme për ta kryer puqin, bash sikur në të gjitha puqet tjera që kanë ndodhë nëpër botë. Dhe erdhi momenti ta bëjnë këtë bash, kur u burgos (ndoshta edhe me porosi të dikujt) Lideri shpirtëror dhe Themeluesin e LVV Albin Kurtin.
Kështu pak ditë pasi që Kurti u burgos, sepse këta mjerana të pamoralshëm nuk kishin as fytyrë, e as faqe që të përballeshin sy me sy me Liderin shpirtëror Albin Kurtin. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm njerëzit e ligë, të pashpirtë dhe të etur për pozita dhe pushtet, e banë njerëzit të cilët janë të vonë në Lëvizjen Vetëvendosje. E banë këtë, ndoshta të shtyer edhe nga ndonjë aliargi e Nëntokës së Kosovës me të vetmin qëllim për më e shkatërru LVV dhe injoru Albin Kurtin. Këtë ma së miri e tregojnë edhe grafitët që u panë këto ditë në selinë e LVV që është vepër e këtyre mjeranëve puqistë.
Por, këta mjeranë nuk e dijnë, apo edhe ndoshta kanë harru nga lakmia për pushtet kur thonë se Albin Kurti nuk banë të kandidohet për Kryeyar të LVV, që bie ndeshe më të gjitha dispozitat dhe rregullorët e LVV, sepse askush nuk ka të drejtë të ia mohon ndokoj kandidimin për Kryetar të LVV, e aq ma pak këta mjeranë puqist.
Por le ta dijnë këta dështakë që tentuan ta kapin Kalan nga mbrenda, se nuk munden dhe as që kanë fuqi as politike e as morale që ta pushtojnë Kalan, sepse kjo kala i ka themelet e forta në të cilat është vendos vetë Albin Kurti. Kjo Kala është ndërtuar me gjakun e derdhur të aktivistëve me të devotshëm të LVV, është ndërtuar mbi maltretimet që i janë ba kësaj Lëvizje nga pushteti, sepse kjo Lëvizje gjithmonë i deltë në krah Kosovës, lirisë së Kosovës, nuk donte të lejonte që nëpër duart e tyre të kalojnë Marrëveshjet të cilat e dëmtojnë integritetin e Kosovës.
Pra, ju puqist, ju mjeranë, hiqeni dorë nga planet e Juaja makabre, sepse Lëvizjen Vetëvendosje që e ndërtoi me plot mund e sakrificë Njeriu i Madh i saj Albin Kurti, sepse Kurti është i pamposhtur, ai e ka fuqinë madhështore të futura thellë në rrënjët e popullit.
Është mirë që anëtarësi dhe simpatizantët e LVV të reagojnë ashpër, bile shumë ashpër ndaj këtyre puqistëve dhe me pricure të shpejtë ta largojnë nga pozita e Kryetarin Visar Imerin dhe puqistëve të ua tregojnë vendin se ku e kanë.