Sikurse Danimarka edhe Shqipëri së shpejti do të largojnë paratë CASH nga përdorimi
Qeveria Rama ka nisur një “projekt pilot” për ta testuar pagesat elektronike nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj. Rama tha se pagesat elektronike janë një përparësi për konsumatorët.
“Konsumatorëve një herë kjo iu jep një avantazh shumë të madh sepse nuk mbajnë lekë nëpër xhepa, kontrollon gjatë gjithë kohës financën dhe mbi të gjitha kjo bën që mos të ketë dhe evazion nga ana e bizneseve të Tvsh-së. Plus që kjo ka dhe të mirën që s’ka komision, domethënë është më e lirë sesa përdorimi i kartës dhe sesa transaksionet që bëhen nëpërmjet bankës. S’ndryshon asgjë. Vetëm ndryshon transaksioni nga “fut dorën në xhep, ver para merr para, i kam s’i kam” – u shpreh Rama.
Projekti Pilot do të zbatohet për periudhën kohore Maj-Gusht 2024 në Tiranë, Peshkopi, Përmet. Kryerja dhe konfirmimi i pagesës në kohë reale përmes portofolit elektronik që ofrojnë institucionet financiare, realizohet përmes QR code të faturës së fiskalizuar.
Përndryshe Danimarka nga data 31 maj 2025 largon nga qarkullimi 1.000 krunëshin prej letre.