Rama të premten ka vazhduar me akuza ndaj Berishës
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe këtë të premte me akuzat ndaj paraardhësit të tij në detyrë, Sali Berisha.
Pak orë pas sulmeve të Sali Berishës ndaj Hashim Thaçit, kryeministri Rama ka komentuar deklaratat.
Përmes Twitter, Rama shkruan se Berisha e quan Presidentin e Kosovës argat, ndërkohë që vetë numëron një sërë ‘bëmash’.
“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.
Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.
Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq.
Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, tha Rama.