Rama: Serbia hyn në BE kur të njohë pavarësinë e Kosovës!
Në një intervistë dhënë për mediat serbe, kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Zvicër ka folur rreth procesit të integrimit të vendit tonë në BE-së, ndërsa thotë se Serbia duhet të hyjë bashkë me njohën e Kosovës.
Rama vlerësoi rolin e kancelares gjermane Angela Merkel në politikat e kontinent të Evropës dhe më konkretisht në Gjermani, ku u përballoi krizën e refugjatëve pa luajtur politikisht me këtë fakt.
Intervista
Sigurisht, Europa nuk është në formën e saj më të mire, por lajmi i mirë është se ajo është në një moment ndërgjegjësimi rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë, kjo është një periudhë tranzicioni shumë inkurajuese nga një e kaluar e zymtë në diçka më të ndritshme.
-Po fjalimi i Kancelares Anxhela Merkel, a ishte gjithashtu inkurajues, si mendoni?
Ajo është gjithmonë inkurajuese. Ajo është e vetmja, e cila mbajti gjallë jo vetëm Europën, por edhe vlerat europiane, parimet europiane dhe ëndrrën europiane, duke qëndruar e fortë në një moment shumë të vështirë, kur Gjermania u përball me krizën dramatike të refugjatëve dhe ajo nuk luajti politikisht me këtë gjë.
-Çfarë prisni nga vizita e Presidentit Trump nesër dhe pasnesër?
Po, po pres me kuriozitet të dëgjoj Presidentin dhe jam shumë shpresëplotë që, përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA-në, janë dy aleatët e mëdhenj strategjikë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj, unë mendoj, në të gjithë rajonin. Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë.
-A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka disa parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë, Çfarë mendoni për këtë?
Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën.
-A prisni ju që të ngrihet Gjykata Speciale dhe të filloje punën në Kosovë?
Unë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë.