Rama: Nuk jap dorëheqje, nuk do ketë as zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të djeshëm të Lulzim Bashës për t’i kërkuar grupit parlamentar të djathtë djegien e mandateve.
Në një intervistë për median italiane Corriere Della Sera, kreu i qeverisë thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Qeveria tranzitore, zgjedhjet e parakohshme dhe një parlament i ri i dalë nga këto zgjedhje janë kërkesat që opozita e bashkuar parashtroi edhe në protestën e së shtunës para kryeministrisë, e cila degjeneroi në dhunë.
Për gazetarin italo-shqiptar, Leonard Berberi, Rama thotë se Kuvendi e ka shumicën e garantuar, dhe se përfaqësuesit e mazhorancës janë të zgjedhur nga vota popullore.
Kontratën e ka me shqiptarët që e kanë votuar – shprehet Rama – i cili thekson se do ta respektojë atë deri në fund.
Intervistën e plotë mund ta lexoni KETU