Kur u përball me këto komente, Singh, ligjvënës që përfaqëson zonën veriore të Uttar Pradesh, tha se vërejtjet e tij ishin në interesin publik dhe se ishte i gatshëm të shkonte në burg për mbështetësit

Një ligjvënës në Indi e ka bërë të qartë se ai nuk mendon si shumë nga zyrtarët qeveritarë, duke thënë se prostitutat janë më të mirë se ata. Ai shtoi se prostituuat bëjnë punën pasi të paguhen.

“Prostitutat janë më të mira se zyrtarët qeveritarë, së paku marrin para dhe bëjnë punën e tyre dhe kërcejnë gjithashtu në skenë, por këta zyrtarë, edhe pas marrjes së parave, nuk e kryejnë punën e tyre”, tha ligjvënësi i Partisë “Bharatiya Janata” (BJP), Surendra Singh në një tubim publik të mërkurën.

Reagimi vjen vetëm një ditë pasi Singh, i cili është i njohur për komentet e tij të diskutueshme, ka ndarë një mesazh se si të veprohet me zyrtarët e qeverisë. “Nëse ai nuk bie dakord të bëjë punën e tij, i jep mësim duke e goditur atë dhe nëse ende nuk mësohet, i bie atij me një këpucë”, tha ai.

Kur u përball me këto komente, Singh, ligjvënës që përfaqëson zonën veriore të Uttar Pradesh, tha se vërejtjet e tij ishin në interesin publik dhe se ishte i gatshëm të shkonte në burg për mbështetësit, njoftoi India Today. Muajin e kaluar, ai krahasoi presidentin e Partisë Suheldev Bharatiya Samaj të Indisë (PPSHP), Om Prakash Rajbhar, me një prostitutë.

“Një prostitutë sheh gjithçka si veten”, tha Singh. Ai gjithashtu akuzoi Rajbhar se ka mbledhur para dhe ka futur anëtarët e familjes në politikën indiane. Gjithashtu muajin e kaluar, Singh fajësoi prindërit dhe telefonat celularë për rritjen e përdhunimeve në Indi duke thënë se “askush nuk mund të përdhunojë një nënë me tre fëmijë”, sipas NDTV.

Singh gjithashtu më parë e quajti kryeministrin West Bengal Mamata Banerjee ‘Surpanakha’, motra e mbretit demon Ravana në poemën e lashtë indiane Ramayana.

Shpërndaje artikullin në: