Presidenti Thaçi e dekoron kampionin e botës Krasniqin me medalje
Robin Krasniqi është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder arritjes së tij më ta madhe në karrierë, fitimin e titullit të botës në boks.
Boksieri nga Kosova, Krasniqi – i cili lufton nën flamurin gjerman – u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë pasi e mundi Dominic Boesel me një nokaut dërrmues në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg, raporton Gazeta Express.
Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.
33-vjeçari po qëndron për një vizitë në atdhe, ku i ka sjell me vete dhe titujt e botës për të cilën është nderuar nga shefi i shtetit.Presidenti Thaçi e dekoroi atë me “Medaljen Presidenciale të Meritave” pas një takimi të mërkurën.