Po vjen Naimi’, Rama tregon datën kur nis fluturimet avioni i ri: Së shpejti, Fishta e Noli
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se një avion tjetër do t’i shtohet flotës ajrore. Bëhet fjalë për avionin e quajtur ‘Naimi’ ku sipas kryeministrit Rama do të prek qiellin me datë 29 mars. ‘Naimi’ do të ketë tre destinacione Verona Bergamo dhe Pisa.
Deri më tani në ajër janë ngritur Lasgushi dhe Migjeni, por sipas Ramës përveç Naimit në ajër së shpejti do të vijë edhe ‘Fishta’. Megjithatë Rama nuk e ka mbyllur me kaq pasi ka paralajmëruar një tjetër avion që pritet t’i bashkohet linjës shqiptare të fluturimeve, bëhet fjalë për avion e pagëzuar ‘Noli’ ku sipas kryeministrit do të bëjë linjat drejt Amerikës.
“JA EDHE NAIMI?? PO VJEN PAS LASGUSHIT?? e MIGJENIT??, siç ju’a kam thënë duke marrë mbrapsht shumë nënqeshje e përqeshje, po s’ka gjë, pak nga pak do ta mësojnë edhe nënqeshësit e përqeshësit se UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM?
Tani po ju them PAS NAIMIT VJEN FISHTA?? dhe mirëpres me buzëqeshje çdo nënqeshje e përqeshje?
(Se mos thotë ndonjëri që e kam harruar Nolin?? Jo, gabon, por NOLIT I DUHET ZGJATJA E PISTËS sepse do tbëjë AMERIKËN?? prandaj më duhet ta mbyll me atë fjalën magjike, që aq shumë inat e kanë shumë miq këtu: DURIM?)” shkruan Rama.