Philippe Coutinho është prezantuar si lojtarë i Barcelonës
Philippe Coutinho është prezantuar si lojtarë i Barcelonës, por ajo që ra në sy është se lojtari ende nuk e ka zgjedhur numrin në fanellë.
Coutinho është në pritje për ta marr numrin e ri.
Gjasat më të mëdha janë që braziliani të zgjedh fanellën me numrin 14, që e mban një lojtar që kishte ardhur pikërisht nga Liverpooli.
Javier Mascherano e mban këtë numër, por prite të largohet nga Spanja për të vazhduar karrierën e tij në Kinë.
Kjo fanellë është legjendare pasi me të ka bërë emër njëri nga yjet më të mëdha të futbollit te Barcelona, Johan Cruyff.
Mundësi është edhe numri 7 që mbahet nga Arda Turan që po ashtu është duke kërkuar skuadër të re.
Shpërndaje artikullin në: