Përçarje e thellë në Lëvizjen BESA, shkarkohet Bilall Kasami?!
Rezultati i zgjedhjeve të fundit Lokale shkak për përçarje të thellë në Lëvizjen BESA e cila gjatë ditës së sotme mbajti dy mbledhje paralele të Këshillit të partisë, njëra në Tetovë dhe tjetra në Shkup. Në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Shkup të udhëhequr kryesisht nga krahu i Shkupit ku morën pjesë Zeqirja Ibrahimi, Afrim Gashi, Zejdi dhe të tjerë të cilët pretendojnë se kanë shumicën e anëtarëve të Këshillit, 64 nga gjithsejtë 108 anëtarë, vendosi unanimisht për shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e Kryetarit të Lëvizjes BESA.
Ndërkohë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa të mbajtur në Tetovë, ku morri pjesë edhe vet kreu i kësaj partie Bilall Kasami, Fadil Zendeli, Teuta Bilalli, Kastriot Rexhepi dhe të tjerë u sollën këto vendime:
Mbledhja e Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, Tetovë
- Vendim për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018
- Zgjedhja e Komisionit për Organizimin e Kongresit
- Deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami
Në të dyja mbledhjet e Këshilli Qendror të Lëvizjes Besa, u bë thirrje për organizmin e Kongresit të parë të partisë. Ndërkohë mbrëmë nga posti i nënkryetarit të kësaj partie u dorëhoq, Zeqirja Ibrahmi.
Valmira Zendeli