Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” Qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Po ashtu Parlamenti zgjodhi edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Pasi LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja arritën marrëveshje që Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski të drejtojë Qeverinë teknike kurse Naqe Çulev i propozuar nga opozita të vihet në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit Zoran Zaev, Parlamenti maqedonas votoi përbërjen e qeverisë që do të sigurojë ambient demokratik për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 12 prill.

Pasi liderët e BE nuk morën vendimin për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev atë kohë njoftoi se do të propozonte që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare teksa edhe tha se ishte një gabim historik i Evropës fakti që nuk ju hapën negociatat Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Shpërndaje artikullin në: