Në Maqedoninë e Veriut, ish Advokat i Popullit akuzohet për korupcion
I dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast. Ai në një deklaratë për TV21 thotë se aspak nuk e njeh djalin i ish-kryetarit Boro Stojçev dhe deklaroi se nuk ka bë asgjë asgjë kundërligjore.
“Asnjëherë as se kam parë, as se njoh. Në këtë moment, jo vetëm që mendoj jam i bindur se nuk është korrekte që të flas unë më tepër në lidhje me këtë proces, sepse kjo duhet të lihet organeve të drejtësisë të cilët në mënyrë profesionale ta zbardhin deri në fund hetimin që duhet ta bëjnë. Unë kam besim të plot te organet, por ama morale dhe për mua shumë me rëndësi të ju informojë edhe juve edhe opinionin se me përgjegjësinë më të madhe deklaroj se asgjë kundërligjore nuk kam bë. Ajo do të vërtetohet gjat procedures”, tha për TV21, Ixhet Memeti – prokuror.
Seanca për këtë rast pritet të vazhdojë nesër në gjykatën penale, ku duhet të paraqitet Memedi.
TV21: A pritet që nesër të parqiteni në gjykatë, sepse janë kërkuar masa të sigurimit, konfiskim e pasaportës dhe paraqitjet e rregullta në gjykatë?
Ixhet Memeti: “Gjykata ka mundësi dhe ka të drejtë të kërkojë prezencë dhe ajo pa hezitim do t’i mundësohet”.
TV21: A kishte paraprakisht bastisje në shtëpinë tuaj dhe a u gjet dicka.
Ixhet Memeti: “Po është e vërtetë, por nuk është gjetur asgjë. Nuk është mirë që të flas më tepër”.
Ndërkohë i dyshuari i parë gjykatsi Nake Georgiev tashmë është në paraburgim.
Në Gjykatën Supreme dje në seancë kryetarja Besa Ademi i ka njoftuar kolegët e saj për procedurën penale të iniciuar ndaj Georgiev, për pezullimin e tij, aktivitetet e ndërmarra dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në lidhje me rastin. Prokuroria dyshon se dy zyrtarët e drejtësisë per 10 mijë euro përfitime kanë premtuar masa më të buta për Stojçevin, të akuzuar në rastin e njohur si Çibuk, për kontrabandë marijuanë.