Koronavirusi në Maqedoni, vetëm 5 raste të reja gjatë 24 orëve, dy të vdekur dhe 95 të shëruar
Në Maqedoni po shënon dobësim koronavirusi, pasi që dita ditës kemi më pak raste të regjistruara, përcjell INA, duke u thirrur në shifrat zyrtare.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vetëm 5 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, edhe ate nga 250 teste. Në bazë të qyteteve, 2 raste janë në Shkup, si dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.
Dy veta kanë ndërruar jetë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Njëri është nga Kumanova dhe tjetri nga Struga. Me këtë numri i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid19 është 84 veta.
Trende pozitive janë numri i të shëruarëve, ashtu që gjatë 24 orëve janë shëruar 95 pacientë . Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri.
Numri i personave të infektuar me Covid19 ka mbërritur në 1601, ndërsa deri tani numri i atyre të shëruar tashmë shkon në 947. (INA