Konfirmohet kundërshtari, data dhe vendi ku Joshua do t’i mbrojë titujt e kampionit të botës
Anthony Joshua do të boksojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë, pasi u konfirmuar se ai do t’i mbrojë titujt e tij të botës në kategorinë e rëndë IBF, WBA dhe WBO kundër Jarrell Miller më 1 qershor.
29-vjeçari do të boksojë kundër Millerit në Madison Sqaure Garden në shtëpinë e amerikanit të papmoshtur në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.
Milleri, i cili i ka 23 fitore dhe një barazim, nuk ka luftuar asnjëherë për titullin e kampionit të botës në karrierën e tij.
Milleri po ashtu i ka fituar me nokaut 20 nga 23 lufterat e tij, megjithatë këtë herë do ta ketë një kundërshtar të një niveli shumë më të lartë
Shpërndaje artikullin në: