Trupi i pajetë i gjetur në veri të Kalifornisë i përket studentes shqiptare, Adea Shabani, e cila rezultonte e zhdukur prej më shumë se një muaji në Los Angeles.

25-vjeçarja nga Maqedonia u gjet në një zonë të largët, më shumë se 645 kilometra nga apartamenti ku jetonte në Hollywood.

Zyrtarë të zyrës së Sherifit në Nevada konfirmuan se trupi i përket së rese, e cila u identifikua nga tatuazhet. Shabani kishte marrë plagë të rënda në kokë, megjithatë shkaku ekzakt i vdekjes së saj është ende duke u hetuar.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, kreu i policisë së Los Angeles tha se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë i dashuri i saj.

Shpërndaje artikullin në: