Këngëtari i mirënjohur nga Tetova dhe profesor në shkollën e muzikës në Prishtinë Mahmut Ferati, posa ka publikuar një  këngë ritmike dhe tekst të shkëlqyeshëm  kushtuar gurbetqarëve,kësaj plage të vjetër të shqiptarëve.Dëgjim të këndëshëm.

 

Intervistë me Mahmut Feratin 

Gazeta: Kur pritet të kemi një këngë të re nga ju?
Mahmut Ferati: Po kënga ime e re veç se ka përfunduar, kënga është balad dhe së shpejti pritet të nisin dhe xhirimet e videoklipit.

Gazeta: Emri juaj si këngëtar i skenës muzikore shqiptare njihet për vite me radhë, njiheni si këngëtar me një karrier të bujshme, por për gjitha ata që duan të dinë më shumë rreth jush, a mund të na tregoni nëse ju kujtohet kur e keni bërë këngën tuaj të parë?
Mahmut Ferati: Kam shumë dhe të them të drejtën kam harruar nuk e mbaj mend.

Gazeta: Në cilën moshë keni filluar të këndoni, dhe kush ka qenë personi që ka zbuluar talenitn tuaj ?
Mahmut Ferati: Po me kujtohet unë fillova të këndojë rreth moshës 13-14 vjeçare, talentin tim e zbuloi babai im.

Gazeta: Keni bashkëpunime të shumta me Shyhrete Behlulin, por a pritet të bëni një bashkpunim tjetër?
Mahmut Ferati: Po patjetër por njëherë jemi shpërndarë për të bërë diçka me ndryshe se s’kemi bërë herëve të tjera.

Gazeta: Ju njiheni për karrierën tuaj madje keni famë edhe jashtë trojev, priteni shumë mirë edhe në diasporë, çka mund të na veçoni nga gjithë kjo famë të cilen e keni?
Mahmut Ferati: Unë normalisht ndihem krenar, dhe i falënderoj të gjithë ata që me kanë sjellë deri këtu sepse unë pa ta nuk do isha këtu, besoj se kjo më mjafton !!
Gazeta: Përveç se këngëtar ju keni edhe një profesion tjetër,për të gjithë ata që nuk e dinë jeni edhe mësimëdhënës i muzikës. Por a ju kujtohet se cila ka qenë shkolla e parë që ju keni dhënë mësim?
Mahmut Ferati: Shkolla e parë që dikur kam mësuar ka qenë rreth viteve 69-70 me emër nuk e di saktë si është quajtur atëherë, mirëpo më kujtohet normalisht.

Gazeta(Pra ju keni dy profesioni këngetar njëkohësisht edhe mësimdhënës, a ka ndodhur që të humbni orët e mësimit?
Mahmut Ferati: Po shumë shpesh mirëpo kur mungoj unë të tjerët e zëvendësojnë orën time, mirëpo çfarë është më e keqja tani nuk dua të lavdërojë veten mirëpo shumica e nxënësve me kërkojnë, ku është profa thonë, po ç’ti bësh kur i ke dy profesione kështu është !!
Gazeta: A ka fytyra publike që ju i keni jep mësim?

Mahmut Ferati: Po ka pas, një nderë ta është edhe i suksesshmi Bekim Latifi i njohur si Mc Beka./Gazeta Blic/

Shpërndaje artikullin në: