Eksperti i futbollit jug-amerikan, Tim Vickery beson që Neymar pavarësisht se e mohon është duke shikuar për t’u larguar nga PSG për në Real Madrid dhe kështu të këtë mundësi ta fitojë Topin e Arë.

Duke folur për Sky Sports, Vickery ka thënë se lëvizja për palët duket e pamundur për momentin, por thashethemet dhe bisedat intenzive do të fillojnë pas Botërorit.

“Ndoshta Neymar ka ardhur në një konkluzion që Real Madridi i ofron atij një platformë më të mirë që të jetë lojtari më i mirë në Botë sesa PSG, veçanërisht kur ndikimit të Cristiano Ronaldos në Madrid është duke i ardhur fundi”.

 

Shpërndaje artikullin në: