Burimet palestineze në Gaza i kanë thënë Sky News se “rripi i rrethuar” është ndarë dhe nuk mund të udhëtoni më nga Gazën veriore në jug në rrugën kryesore Salah al-Din.

“Tani për tani ata (forcat izraelite) e kanë ndarë Gazën në dy pjesë. Një në veri dhe një në jug”, shpjegoi gazetari i Gazës, Samy Zyara, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Tanket dhe buldozerët izraelitë janë në kryqëzimin Netzarim”.

Netzarim është një kryqëzim rrugor në autostradën kryesore veri-jug të Gazës, afër ish vendbanimit izraelit Netzarim.

Ndryshe, ushtria izraelite dhe kolonët u tërhoqën nga rripi në vitin 2005.

“Gjithashtu ata bombarduan dy makina të cilat nuk e panë tankun atje. Tre persona u vranë dhe shumë u plagosën”, tha ai.

Rruga Salah al-Din dhe një rrugë më e vogël bregdetare janë dy rrugët e vetme që lidhin veriun e Gazës me jugun.

Izraeli thotë se nuk synon qëllimisht civilët dhe ka paralajmëruar njerëzit në veri të Gazës që të lëvizin në jug nëse duan të mbijetojnë. /Telegrafi/

Shpërndaje artikullin në: