Edi Rama:Opozita esadiste.Janë stërnipa të Esat Pashë Toptanit
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli pasditen e së mërkurës duke thënë se
“data e çeljes së negociatave është vendosur me afat kohor”.
“Opozita ka përbaltur vendit duke thënë se u shtynë negociatat. Morëm dritë jeshile për çeljen e negociatave. Datat për çeljen nuk janë asnjëherë imediate, por pas rekomandimit ka gjithmonë një hapësirë në mes. Vendosja e datës në 12 muaj nga sot është absolutisht një zgjidhje optimale, e cila e blindon perspektiven e Shqipërisë drejt BE”, është shprehur ai.
“Si mund të shtyhet një datë që nuk është vendosur akoma? Si mund të pranohet që të ndizet drita jeshile për një vend të mbytur me korrupsion e krim? Miqtë tanë ndërkombëtarë na pyesin se si ka mundësi që opozita jonë e do me kaq pasion mosçeljen e negociatave? Si ka mundësi që bën këtë që nuk e ka bërë asnjë opozitë e vendeve të tjera? Ka mundësi sepse kjo është mundësia e vetme për këtë opozitë. Tamam si mallkim që na ka ndjekur rrugë më rrugë”, deklaroi Rama.
“Nuk ka shqiptar me mend në kokë që mbyll sytë e veshët përballë kësaj fitoreje. Nuk humbasim 12 muaj, por kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave”, theksoi Rama.