E verteta e plote mbi burrin dhe gruan
Burri dhe gruaja thjesht nuk jane kompatibel. Cfare dallime ka ? Ja më të rendesishmet:
-Nje burre paguan dy Mark per nje artikull qe i nevojitet. Nje grua paguan nje Mark per dy artikuj qe nuk i nevojiten.
– Nje grua brengoset per ardhmerine deri sa ta gjeje nje burre. Burri nuk brengoset kurr per ardhemrine, por brengoset per ardhemrine vetem pasi ta kete gjetur nje grua.
-Nje burre i sukseshem eshte ai burre qe fiton me shume para se sa mund te konsumoje gruaja e tij. Nje grua e sukseshme eshte ajo grua qe e gjen nje burre te tille!
-Per te qene e lumtur me nje burre, duhet ta kuptoni ate shume mire dhe pak ta dashuroni. Per tu bere i lumtur me nje grua, duhet ta dashuroni ate shume, shume dhe nuk duhet fare te perpiqeni per ta kuptuar!
-Burrat e martuar jetojne me shume se beqaret, mirepo te martuarit shpesh jane te gatshem dhe do te parapelqenin vullnetarisht te vdisnin.
-Burrat zgjohen nga shtrati po aq te bukur sa edhe kur u shtrine ne shtrat, grate duket se gjate nates disi ndryshohen…
-Nje grua merr nje burre me shprese se ai do te ndryshoje, mirepo ai nuk ndryshon. Nje burre merr nje grua me shprese se ajo nuk do te ndryshoje, mirepo ajo e ben kete!
-Gruaja pas nje grindje e ka gjithmone fjalen e fundit.Cfaredo qe do te thoshte burri pas kesaj, atehere domethene nisja e grindjes se re!
– Cdo burre i martuar duhet t´i harroje gabimet e veta menjehere – nuk ka nevoje qe dy persona t´i mbajne ne mend gjerat e njejta.
-Pergjithesisht, thuhet se vlen kjo:
Jane saktesisht dy caste ne te cilat burri nuk e kupton gruajen : Para dhe pas martese.