Drogat dhe përdorimi i tyre që nga Vikingët deri te Hitleri
Lufta dhe droga ecin gjithnjë krah njëra- tjetrës; produktet narkotike përmirësojnë gjendjen e ushtarëve, shërbejnë si mall shkëmbimi dhe janë pretekst për konflikte.
Ja disa kuriozitete historike mbi këtë marrëdhënie, të botuara nga gazeta DITA.
Luftëtarët vikingë përdornin kërpudhat haluçinogjene.
Berserker, një trupë ushtarësh vikingë që kishin bërë betimin e Odinos, zotit të luftës, luftonin në një gjendje mendore egërsie.
Cili ishte transi që i bënte të pandjeshëm ndaj dhimbjes, të aftë për sforcime mbinjerëzore, të pamëshirshëm me kundërshtarin dhe rezistentë ndaj kushteve të këqija të ambientit?
Për disa studiues inati dhe urrejtja e Berserker shkaktohej nga konsumimi i kërpudhave haluçinante “Amanita muscaria” – raporton Dita.
Forcat zulu pinin çaj me bazë kanabis.
Gjatë luftës anglo- zulu, e zhvilluar në Afrikë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe luftëtarëve zulu në 1897, (një prej konflikteve më të përgjakshme të historisë koloniale), forcat afrikane ndiqnin një ritual para lufte, gjatë të cilit fitonin forca dhe largonin frikën.
Disa barëra mjekësore shërbenin për të vjellë dhe për të pastruar organizmin. Menjëherë pas kësaj ata pinin “dagga”, një varietet afrikano- jugor i kanabisit, e cila pihej, apo përdorej si çaj. Kjo bimë kishte efekte qetësuese.
Edhe luftëtarët Maasai e përdornin këtë “përbërës” për të eleminuar frikën dhe lodhjen – raporton Dita.
Kina e humbi Hong Kongun prej opiumit
Në fund të 1700-ës një kompani britanike në Indinë lindore lidhi një pakt fshehtë me Kinën për opiumin e kultivuar në Indinë britanike. Në Kinë pavarësisht se konsumi ishte i ndaluar, opiumi u kthye në modë sidomos në shtresat e larta.
Autoritetet kineze intensifikuan kontrollet tek anijet britanike dhe tensionet e shkaktuara nga kjo çuan në Luftën e Parë (1839-1842) dhe në Luftën e Dytë të Opiumit (186-1860). Kina doli e humbur nga të dyja luftërat dhe u detyrua të toleronte tregëtinë e opiumit, të haptë porte të reja, t’u lejonte hyrjen misionarëve dhe tregëtarëve, madje edhe t’i dorëzontë ishullin e Hong Kongut, britanikëve (1842) – raporton Dita.
Droga e Hitlerit dhe e ushtarëve gjermanë gjatë L2B
Pervitina, një psikostimulues i përdorur rregullisht nga gjenerali Rommel dhe nga Hitleri, i bënte ushtarët gjermanë të luftonin deri në 4 ditë me radhë pa fjetur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pilula ishte krijuar në 1937 nga mjeku Fritz Hauschild, i cili kishte mbetur i “mahnitur” nga efektet e benzedrinës tek atletët amerikanë që kishin marrë pjesë në Olimpiadën e Berlinit në vitin 1936.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore benzedrina ju shpërndahej ushtarëve nga mjekët e luftës. Nga prilli dhe qershori 1940, më shumë se 35 milion doza Pervitin nga 3 miligram u paketuan për forcat gjermane të tokës dhe të ajrit.
Kutitë e Pervitinit ishin aq të zakonshme sa quheshin Panzerschokolade, “çokollata e forcave të armatosura” – raporton Dita.
Vetë Hitleri merrte një përzierje të përgatitur nga miku i tij personal, Theodor Gilbert Morell. Bëhej fjalë për të brendshme derri, estrogjen dhe ilace me efekte qetësues dhe hipnotizues, apo Eukodal, një derivat i opiumit, por më i fuqishëm se heroina.
Hitleri konsumonte dhe nje shumë të madhe Pervetine (100-150 kokrra në javë), plus 8 deri në 10 injeksione Eukodal dhe nga 1944, pas atentatit të dështuar të kryer nga Claus Schenk von Stauffenberg nisi të merrte dhe kokainë.
Benzedrina iu shpërnda pilotëve aleatë
Por drogat ishin pjesë e luftimit edhe e trupave aleate. Benzedrina, emër tregëtar i përzierjes së amfetaminës, ju shpërnda pilotëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në formën e një injeksioni.
Anglezët blenë 72 milion kuti, ndërsa SHBA-të 250 milion. Përdorimi i saj krijoi forma varësie, të cilat vazhduan edhe pasi lufta mbaroi.
Megjithëse shërbenin për të përballuar lodhjen efektet anësore ishin: agresion, irritim dhe paaftësi për tu përqëndruar.
Me metanfetaminë u pajis gjatë luftës së Dytë Botërore edhe ushtria Japoneze, e cila e pagoi shtrenjtë varësinë që krijuan luftëtarët e saj nga kjo substancë.
Droga e ushtarëve amerikanë në Kore dhe Vietnam
“Powerball” është një kombinim vdekjeprurës. Me këtë emër quhet një përzierje morfine apo heroine me kokainë, apo krak. Efekti depresiv i heroinës, apo morfinës ul atë stimulues të kokainës, duke zvogëluar efektet e padëshiruara të ankthit dhe belbëzimit.
Këto kombinime janë të rrezikshme dhe kanë efekte të paparashikuara. Thuhet se këto kombinime janë përhapur mes ushtarëve amerikanë gjate luftës së Koresë në vitet ’50: trupat përzienin amfetaminën bashkë me heroinën.
Një miksim i tillë mes substancave eksituese dhe atyre depresive ishte përdorur në epokën e vonë Viktoriane,në mesin e viteve ‘800, nga notarët dhe sportistë të tjerë për të përmirësuar performancën.
10-15% e ushtarëve amerikanë në Vietnam kishte probleme varësie. Abuzimi me heroinë, marijuanë dhe drogëra të tjera gjatë Luftës në Vietnam (1955-1975) dhe më pas, detyroi presidentin Nikson të financonte programin e parë për trajtimin e toksiko-dipendentëve.
Në foton poshtë një ushtar amerikan në një qendër të ndihmës së parë për toksiko-dipendentët – raporton Dita.
Kur ushtarët shërbenin si kavje
Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-të përhapën frikën se Bashkimi Sovjetik po eksperimentonte LSD në formë spraj për të paralizuar në distancë dhe më ekspertin e ushtarëve.
Kjo paranojë shërbeu si pretekst për të justifikuar një sërë eksperimentesh të njohura si “Edgeware Experiments”: nga 1955 deri në 1972 u eksperinentua mbi qindra ushtarë vullnetarë LSD-ja, marijuanë sintetike, psilocibinë dhe një seri tjetër drogërash.
Historia u bë publike tek mendimet e kolonelit psikiatër James Ketchum, i cili ishte mes nismëtarëve te programit, të publikuara në 2006.
Opiumi i Afganistanit
Gjatë luftës në Afganistan, opiumi u bë mall shkëmbimi. Në vitet ’80, ushtarët sovjetikë filluan tu dorëzonin armë muxhahedinëve, luftëtarëve lokalë, në këmbin të heroinës që ata trafikonin.
Me kalimin e viteve, problemi i varësisë i ushtarëve rusë dhe ajo e këmbimit të armëve me muhaxhedinët u bë shumë serioz ( thuhet se 20% e ushtarëve rusë të kthyer nga Afganistabi në vitet ’80 kishte probleme varësie nga heroina).
“Bomba” e heroinës u shfrytëzua edhe nga talebanët kundër ushtarëve të SHBA-ve në vitët ’90.
Fëmijët ushtarë
Drogërat e luftës janë përdorur dhe për të forcuar fëmijë-ushtarë dhe për të rritur varësinë e tyre ndaj shfrytëzuesve. Shpesh herë të hedhura në ushqim, kanë efekt qetësues dhe largojnë frikën.
Llogaritet se janë më shumë se 250 mijë në 25 vende të botës, fëmijët e shfrytëzuar për të luftuar. Në foto një fushatë publicitare e Amnesty International që shfrytëzon një autobus shkolle për të ndërgjegjësuar opinionin publik mbi këtë problem.
Droga e ISIS
Droga e ISIS, Captagon, e quajtur ndryshe “droga e Xhihadit” është një klorhidrat i fenetilinës, një përzietje e amfetaminës dhe substancave të tjera stimuluese. Kjo lloj përzierje shkakton humbje të gjykimit dhe rezistencë ndaj lodhjes mes luftëtarëve të ISIS. Shpesh kjo substancë gjendet në trupat e atyre që kryejnë atentate kamikaze – raporton Dita.