“Der Spiegel”: Donald Trump një budalla me armë bërthamore
Gjatë ditës së sotme revista gjermane “Der Spiegel” i ka dedikuar një shkrim presidentit amerikan Donald Trump ku e quan një budalla të armatosur me armë bërthamore në moshën e zjarrit dhe tërbimit.
Gazetari Michael Wolff ironizon Donald Trump duke vendosur titullin e artikullit “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, kjo vjen si vazhdimësi pas publikimit të librit pak ditë më parë ku vihej në pikëpyetje inteligjenca e presidentit amerikan.
“Publikimi i fundit gërmon në pasojat e një Amerike dhe një bote që u përball me një budalla të armatosur me armë bërthamore që me gjasë do të jetë edhe ca kohë në zyrë dhe që nuk është as mendërisht dhe as psikologjikisht i përshtatshëm për detyrën, mesa duket as fizikisht duke patur parasysh sesa vonë ai e nis dhe sa shpejt e mbyll ditën e punës.
Njerëzimi si i gjithë është shtyrë pas për shkak të vetëm një personi ku supozohet se do t’ia nisë bota sërish nëse ja del t’i mbijetojë Donald Trumpit?” shkruan Beyer.