Çfarë thuhet në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë
Komisioni Evropian ka paraqitur para Parlamentit Evropian raportet e progresit për shtetet në procesin e zgjerimit, ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.
Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, edhe kësaj radhe ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Por çfarë thotë raporti për Shqipërinë, disa nga pikat kryesore:
Polarizimi i fortë vazhdoi në sferën politike.
Aktivitetet parlamentare u prekën nga një bojkot i zgjatur nga partitë opozitare, të cilat pastaj lanë edhe mandatet e tyre parlamentare në shkurt 2019. Më shumë se gjysma e mandateve të braktisura parlamentare tani janë ri-shpërndarë nga KQZ dhe kuorumi për funksionimin e plotë të Parlamentit mbahet. Partitë e opozitës vendosën të mos regjistrohen për zgjedhjet lokale, të cilat janë planifikuar më 30 qershor 2019. Aksioni i partive kryesore të opozitës ka ndikuar negativisht përpjekjet për një reformë bipartiane zgjedhore pavarësisht nga përpjekjet e shumicës për të ecur përpara.
Shqipëria është e përgatitur mesatarisht në atë që ka të bëjë me reformën e administratës së saj publike.
Përpjekjet vazhduan në disa fusha të lidhura, duke rezultuar në njëfarë progresi në efikasitetin dhe transparenca e ofrimit të shërbimeve publike, përmirësimi i kuadrit rregullator mbi ndikimin vlerësimin e politikave, procedurat më transparente të rekrutimit dhe forcimin e përgjithshëm të kapacitetit të administratës për të ndërmarrë procedura të bazuara në merita.
Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka një nivel të mirë të përgatitjes.
Zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar me një rezultat të mirë dhe përparim të përgjithshëm. Ri-vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i verifikimit) ka përparuar vazhdimisht, duke prodhuar rezultate të prekshme. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vazhduar të mbikëqyrë procesin.
Progres i mirë është bërë në luftën kundër korrupsionit, kryesisht më adaptimin e Planit të Punës 2018-2020.
Vendosja e task forcës anti korrupsion ka rritur kontrollin ndaj administratës. Aksesi direkt në databazat për prokurorët dhe policinë është përmirësuar. Progres i mirë ka vijuar në dokumentimn e investigimit dhe hetimi të rasteve të korrupsionit .raste konkrete të luftës kundër korrupsionit janë procesi i vettingut i ciliu ka shkarkuar një numër magjistratësh të niveleve të larta. Krijimi i KLP i hapi rrugë krijimit të SPAK dhe dhe byrosë kombëtare tëq investigimit. Gjithësesi korrupsioni prevalon në shumë zona dhe mbete një problem që duhet adresuar.
Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër krimit të organizuar.
Operacionet e policisë për të shkatërruar organizata kriminale janë intensifikuar. Disa nga këto operacione kanë rezultuar në arrestimin e disa prej elementëve më të rëndësishëm të kërkuar për krim të organizuar. Vitet e fundit Shqipëria ka treguar angazhim për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Në dy sezonet e kaluara të të korrurave, vëzhgimi nga ajri ka treguar se në Shqipëri nuk kultivohet më kanabis. Përpjekjet megjithatë duhet të vazhdojnë, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve që vijnë nga paratë e aktivitetit kriminal.
Transparenca mbi buxhetin ka përmirësime sepse të gjitha dokumentat kryesore mbi buxhetin janë publikuar.
Pjesëmarrja e shoqërisë civile në buxhetim duhet të forcohet më shumë. Raporti për implementimin e buxhetit të 2017 u publikua. Megjithatë informacioni mbi asetet shtetërore në këtë raport nuk është i mjaftueshëm për të bërë një krahasim më buxhetin origjinal.
Financimet publike nuk mjaftojnë për të mbuluar mungesat në infrastrukturë kështu që janë implementuar skema të partneritetit publik privat.
Rritja e varësisë ndaj PPP-ve gjeneron rreziqe fiskale. Agjencia e sapokrijuar për rrezikun fiskal nuk ka kapacitetin e duhur për të monitoruar këto rreziqe.
Shumica e kontratave të PPP-ve janë bërë në bazë të propozimeve të pa kërkuara, gjë që ka dëmtuar konkurencën. Në fund të 2018, regjistri i koncesioneve tregon se janë bërë 218 partneritete publik privat. Megjithëse kërkohet nga ligji, analiza e vlerës nuk është bërë përpara miratimit të PPP-ve. Ndërkaq nuk ka një raportim të rregullt në lidhje me PPP-të . Kështu që duhen zhvilluar kapacitetet për të planifikuar dhe vlerësuar PPP-të