BEQIR BERISHA ISHTE NË SHËNJESTËR TË UDB-SË!
Nafi Cegrani– Fillimisht më duhet të cek se Beqir Berisha është emri i babait të veprimtarit Bardhyl Mahmutit, i cili që në vitet e rinisë së tij ishte si një njeri i veçantë me një botë befasuese dhe kryengritëse, entuazmi dhe vija e tij ideologjike, si njeri impulsiv, ishte eksponuar si enverist. Madje nga fakti se e donte Shqipërinë, Platformën e PPSH, dhe në përgjithësi kulturën dhe traditën shqiptare, duhej ta shprehte haptas edhe adhurimin e frikshëm, duhej ta donte Enverin dhe enverizmin si ideologji, e kjo donte të thoshte se vetëm kështu mund të vepronte një atdhetar apo veprimtar i vëretët shqiptar. Që do të thoshte se nëse e doje Enverin, e doje Shqipërinë.Të gjitha këto i interesonin UDB-së jugosllave, duke e vë në survejim dhe mbajtjen nën kontroll inteligjencën dhe bindjet e tij, u vë në shënjestër si objektiv! Me rastin e demonstratave të vitit 1968, Beqir Berishës ia sajuan një dosije personale, të cilën dosje e mbanin dy udbashë në Qendrën në Tetovë, një shqiptar me emrin Bedri Sinani nga fshati Gajre me novkën ,,Zhiçara“ dhe i dyti Sllobodan Matevski, një shqiptar ortodoks me novkën ,,Llulla“, grumbullonin informacione e raporte të ndryshme, për ,,lidhjet,, dhe kontaktet e tij, sidomos me Muedin Hadrin, Nexhat Idrizin dhe disa persona të tjerë, të cilët SDB i mbante si persona të evidentuar, dhe ndaj tyre bënin kombinime operative për ndjekje dhe survejim, e të cilat informacione i merrnin përmes të ashtuquajturës metodë, ,,përmes personit të tretë,, dhe nga dy burrime paralele, të cilat materiale me qindra faqe ende ruhen në atë dosje si dokumente sekrete, (nëse ende nuk janë zhdukur ose djegur).
Pas shkuarjes së Beqir Berishës në Prishtinë, nga pas e ka ndjekur dosja famoze. Zatën, edhe kjo ishte një nga strategjitë dhe planet sekrete të UDB-së jugosllave që vepronte ndaj shqiptarëve,se nëse vendoseshin në Kosovë, aty kinse do ishin ,,larg,, nga ndjekjet dhe ,,syri,, i fshehtë i makinerisë që quhej: UDB! Gjë e cila nuk ishte e vërtetë ashtu, sepse SDB vepronte edhe në Kosovë me të njejtat mjete dhe medota specifike. Në Prishtinë Beqir Berisha punësohet në redaksinë e revistët arsimore ,,Shkëndia,, dhe dosijen e tij e mbanin udbashët Muharrem Dana dhe Bashkim Hisari.Kurse rreth tij, për ndjekje dhe spiunim SDB e Prishtinës kishte angazhuar një rrjet të tërë, e ndër to si më produktivë ishin informatori më pseodonimin ,,Vega,, (Vetulla), madje J.F. siç ishin të angazhuar në të gjitha redaksitë, në ,,Zëri,, ishin Ali Olloni, Sharr Hoxha (i biri i Fadil Hoxhës), Mustafa Rushiti, ose në TV ishin Fahredin Gunga, Riza Alaj, Agim Zatriqi etj që ishin në angazhim të Shërbimeve të fshehta jugosllave…
…Edhe UDB-a e Kosovës, vepronte me të njëjtat metoda dhe mënyra, duke i transferuar personat e evidentuar dhe për ndjekje permanente nga Kosova në Shkup, siç ishte rasti me Jusuf Gërvallën, Teki Dervishit, Nexhbedin Soba, Mehmet Emërllahu etj. Vendosën në redaksinë ,,Flaka,, e cila ishte rezidentë e SDB për Mqedoni, ku rol luanin Sllavka Biljanovska, e cial ishte edhe zv. Kryeredaktore e kësaj gazete…dhe Adem Gajtani, mes të cilëve ka pas disa konflikte. Identik si rasti i Beqir Berishës ishte edhe ai i Nuhi dhe Agim Vincës, të cilët ishin edhe karieristë dhe negativ. Kurse Nuhiu kishte për mik Jordan Spasovskin, një shef i UDB-së në Shkup.Specifik mbetet në analet e agjenturës jugosllave rasti i Kapllan Resulit, i cili tranferohet nga Ulqini bashkë me Bahri Briskun në Shkup dhe Tetovë për të spiunuar shqiptarët në linjën e ,,nacionalizmit,, ! Dhe, më vonë Kapllani shkon me mision spiunazhi në Shqipëri.
Bota e ndjenjave patriotike dhe kryengritëse të Beqir Berishës të cilën e mbanin nën kontroll rrjeti i spiunimit dhe informatorëve të angazhuar edhe në relacionin Prishtinë- Tetovë dhe anasjelltas, sepse ky ishte një zë patriotik shqiptar, por edhe enverist gjatë viteve të rrënuara të asaj kohe, ndaj të cilit UDB ka bërë edhe disa regjistrime përmes një personi të afërt të miqësisë dhe farefisit, përmes udbashit H.M. nërmes udbashit H.M. në Tetovë. Për këtë kishte në dijeni edhe vetë Beqiri, dhe nga kjo ka qënë mjaft i shqetësuar.
Të gjitha këto ,,linja,, edhe nga sfera e ,,irredentizmit,, dhe ,,separatizmit,, shqiptarë më 1981 i ka shfrytëzuar SDB me perfeksionizëm edhe ndaj djalit të Beqir Berishës, i quajtur Bardhyl Mahmuti, dhe njëherit edhe këtij i hapet dosje personale dhe mbahet në përcjellje dhe ndjekje sistematike si një ndër personat e ,,rrezikshëm,, dhe si organizator i demonstratave të 1981 dhe me vite në ilegalitet.
Babë e birë, zëri i tyre real dhe origjinal patriotik është mbajt me vite e vite nën survejim, dhe dosjet e tyre të mbushura me materiale plotë shqetësime dhe ende mbeten me vokacione të së shkuarës së tyre të lavdishme dhe të ngërthyera me sfondet e errëta të komandës udbashiane në relacionin Maqedoni- Kosovë dhe anasjelltas të kohës.