BE-JA PRO INICIATIVËS AMERIKANE PËR MINI-SHENGENIN
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë sot gjatë vizitës në Sarajevë se iniciativa e “mini-shengenit” do të mundësojë shtimin e investimeve dhe lehtësira në transaksionet e pagesave si dhe gjithashtu përshpejtimin e kalimit të mallrave dhe njerëzve.
Pas takimit me zyrtarët boshnjakë, Varhelyi tha se Komisioni Evropian është duke punuar që nga dita e parë për ta bërë të qartë se Ballkani Perëndimor është prioritet për Komisionin.
“Jo vetëm kjo, ne shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës dhe në një afat të afërt të integruar në Bashkimin Evropian”, ka thënë Varhelyi.
Shpërndaje artikullin në: