Tridhjetë e pesë avionë të paguar nga Zyra Kryesore për emigrantët u deportuan 1,500 emigrantë të paligjshëm në vendet e tyre si Pakistani, Xhamajka, Nigeria, Gana dhe Shqipëria.

Fluturimi për në Pakistan dërgoi vetëm 29 emigrantë të paligjshëm dhe 62 persona nga stafi, ndërsa janë lënë bosh 177 vende. Udhëtimi në Xhamajkë, i titulluar Waldrop, ka kthyer 42 emigrantë, ndërsa 111 vende u paguan nga shteti Britanik për në Shqipëri por mundën të kthenin vetëm 36 emigrantë të paligjshëm shqiptarë.

Për shkak të vendeve të shumta bosh në avionët për dërgesën e emigrantëve të paligjshëm Zyra ka nxjerrë fondet prej 2 milion pandë të cilët kanë humbur në udhëtimet e paguara më kot. Ministria lajmëron se ka shkaktuar shpenzime të kota në udhëtime si pasojë e anulimit të biletave pasi azilkërkuesve iu është dhënë e drejta për ankesë.

Është verifikuar se vetëm një fluturim ka kushtuar rreth 250,000 paund për të çuar në shtëpi një maroken me avion privat.

John O’Connell, Shefi Ekzekutiv i Aleancës së Taksapaguesve tha se: “Nuk duket e arsyeshme që qeveria të paguajë më shumë para për kriminelët e huaj për të udhëtuar në shtëpi me avionë privatë kur mund të fluturojnë me avionë të thjeshtë dhe me më pak kosto për taksapaguesit britanikë”.

Deputeti Tory Philip Hollobone mbrëmë tha se: “Shumica e njerëzve do të përpiqen të kuptojnë pse janë të nevojshme avionët privatë për t’i kthyer këta njerëz në vendet e tyre

Shpërndaje artikullin në: