“Air Albania” nis punën, ja kush janë aksionerët e kompanisë ajrore shqiptare
Qeveria shqiptare i hapi rrugën ligjërisht kompanisë shqiptare të fluturimit “Air Albania”.
Pas promovimit dhe prezantimit se më 1 qershor 2018 do të niste fluturimet e para, është publikuar edhe vendimi numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama që e njeh zyrtarisht kompaninë.
Mësohet se si aksionerë janë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.
Aksionerët janë tre kompanitë e sipërcituara ndërsa Albcontrol në këtë ortakëri do të përfaqësojë interesat shtetërore.
Ndërkohë, mësohet se sipas vendimit Albcontrol dhe MDN Investment do të kenë mazhorancës e aksioneve prej jo më pak se 51 % të tyre ndërsa pjesa takuese prej 49 % i kalon Turkish Airlines.(TemA)
Lajme të ngjajshme:
SHQIPËRIA MERR ZYRTARISHT KRYESIMIN E OSBE, CAKAJ: TË GATSHËM PËR ÇDO SFIDË
Kryeministri i quan mediat online “qenefe” sot shtoi edhe Kosovën
SPAK zbarkon në SHBA: Dumani dhe prokurorët e dosjes Berisha, takime në DASH, DEA dhe zyrat e FBI-së
Shqipëria ju bashkua botës duke votuar pro rezolutes për të shpallur Serbinë shtet gjenocidial.