30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Bujqësisë Cvetkov e zv.ministrin Delev
30 ditë paraburgim janë caktuar për ish ministrin e bujqësisë Mihail Cvetkov dhe zv.ministrin Hristijan Delev. Për ish ministrin tjetër të bujqësisë Aco Spasenovski është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ata dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1,4 milionë euro derisa kanë qenë në Qeveri me Nikolla Gruevskin. Për të dyshuarin tjetër, ish ministrin Lubço Dimovski Gjykata do të vendosë javën e ardhshme nëse deputetët votojnë që të njëjtit t’i merret imuniteti.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore, por nuk i kanë shkëputur kontratat, edhe pse qiramarrësit nuk e kanë paguar kompensimin e qirasë. Parregullsitë janë vërtetuar në 584 kontrata në lokacione të ndryshme ndërsa dëmi ndaj buxhetit vlerësohet në 1,4 milionë euro.