12 ditë pas dasme, e kuptoi se ishte martuar me një burrë
Një i ri indonezian ka përjetuar tronditjen e jetës pasi mësoi se ishte martuar me një burrë, pas së cilës në panik thirri policinë.
Mediat lokale kanë publikuar detaje të historisë së çuditshme që ka një kthesë të vërtetë kinematografike, transmeton odditycentral.
Gjithçka filloi në internet, ku A. K. (26) u takua me Adina Kanza Azahray. Pas ca kohësh, u organizua një takim dhe djali pranoi se menjëherë ra në dashuri.
Ai nuk e vuri re faktin që Adina e fshehu fytyrën e saj, duke përdorur hixhab apo vello. Madje, ndrojtja e saj e intrigoi edhe më shumë, ndaj vendosi t’i propozojë.
Adina pranoi, por tha se nuk donte një festë sepse “nëna e saj ndërroi jetë” dhe ajo “nuk ishte në kontakt me të atin”. Ajo pohoi se nuk kishte familje për të ftuar në dasmë.
Çifti vendosi për një ceremoni diskrete të mbajtur në fshatin e tyre dhe pikërisht atëherë gjërat u bënë edhe më të çuditshme.
Domethënë, Adina ende nuk e ka hequr vellon, nuk ka pranuar të shoqërohet me familjen dhe miqtë.
I riu u ankua te të afërmit e tij, të cilët vendosën të hetonin historinë e gruas dhe pikërisht atëherë rrëmuja filloi të zbërthehej. Ata gjetën babanë, i cili i shpjegoi se kishte një djalë dhe mediat vendase raportuan vetëm inicialet E. S. H.
Sapo ka dëgjuar se është martuar me një burrë, A.K ka lajmëruar policinë.
“E. S. H. (26) pranoi se kërkonte para nga viktima. Sa herë që e kërkonte, e merrte. Ai do të akuzohet dhe do të përballet me katër vite burg”, tha një burim policor.