Në kinë një vajzë ka zbuluar, pas 24 vitesh se i mungonte një pjesë mjaft e rëndësishme e sistemit nervor qendror, truri i vogël. Kjo është një histori e vërtetë dhe mjaft e rëndësishme për të kuptuar sesi truri ynë mund të përshtatet shumë mirë me gjithë pjesën tjetër të sistemit nervor edhe pse në mungesë të një pjese të saj.

Edhe pse ka vetëm 10% të trurit, llogaritet të ketë 50% të neuroneve. Truri i vogël kontrollon lëvizjet, specifikisht përsa i përket koordinimit të lëvizjeve muskulore të vullnetshme dhe jo të vullnetshme. Kjo pjesë e trurit ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen e ekuilibrit. Edhe pse është relativisht i vogël, ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhës dhe lëvizjeve në fazën e parë të rritjes. E pavarësisht kësaj, kjo 24-vjeçare ja ka dal shumë mirë edhe pse zbuloi që kishte një boshllëk në trurin e saj.

Vetëm pasi u drejtua në një spital të provincës së Shandong, duke u treguar mjekëve se kishte marrje mëndësh dhe të vjella, me anë të një aparature të mjekësisë kineze të quajtur Tac, u zbulua se në sistemin nervor, mungonte truri i vogël. Ky lajm u trajtua edhe nga revista “New Scientist” dhe nga revista e neurologjisë “Brain”. Mjekët dhe vajza mbetën të habitur nga ky lajm, ndërkohë që edhe mamaja, pas këtij lajmi filloi të kuptoi pse e bija kishte filluar të ecte aq vonë, në moshën 7-vjeçare, e të fliste në mënyrë të qartë e të kuptueshme vetëm në moshën 6-vjeçare. Revista “New Scientist” ka treguar se rasti i 24-vjeçares është rasti i i nëntë i zbuluar. Ata kanë shpjeguar se pjesa më e madhe e të tjerëve kanë vdekur që në fëmijëri dhe problemi është zbuluar vetëm gjatë autopsisë.  “Këto raste të rralla janë interesante pasi na ndihmojnë të studiojmë se si punon truri dhe si e kompenson pjesën që mungon”, ka shpjeguar për revistën shkencore, Mario Manto, studiues i çrregullimeve cerebrale në universitetin e Brukselit.

Shpjegimi i ekspertëve

Sipan Gian Giacomo Consalez, drejtor i Bashkimit Gjenetik dhe Zhvillimit Nervor në spitalin San Raffaele në Milano, të habit fakti që pavarësisht një mungese kaq të madhe në sistemin qendror të trurit, vajza e re mund të bëjë një jetë kaq normale. “Ky rast na tregon se ndërkohë që truri luan një rol fondamental në kapacitetin tonë për të koordinuar lëvizjet (pacientja lëviz dhe flet në mënyrë anormale, nuk di të vrapojë e as të hidhet dhe ka treguar mangësi në një sërë testesh neurologjik), pjesa tjetër e sistemit nervor është në gjendje të kompensoj një difekt në të, qoftë gjatë zhvillimit embrional, qoftë pas lindjes”, shpjegon ai.

Shpërndaje artikullin në: