|
Kopenhagë -04.02.`02
Më tre
shkurt në Kopenhagë , me një manifestim rasti
, u bë inagurimi i televizionit " Zëri i Kosovës " ,
i vetmi i llojit të tillë në Skandinavi e më gjerë .
Në këtë manifestim muarën pjesë një varg personalitetesh
të shquara si zëvendes ministri i punëve të jashtme i
Maqedonisë z. Muhamet Halili , ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë z.
Sami Ibrahimi , Dr Jusuf Kalo , shkrimtaret : Adem Rukiqi ,Riza Sheqiri ,
Hajdin Abazi dhe Arta Rukiqi , prof. Rexhep Jashari , kryetari i Lidhjes
Shqiptare në Botë për Skandinavi - z. Ibrahim Egriu ,Destan
Morina kryetar i Unionit të Shoqatave shqiptare në Suedi , Naim
Sadiku kryetar i PDK për Suedi , kampioni evropian i boksit në bantam
kategori z. Shpend Abazi si dhe përfaqsues të asociacioneve të ndryshme
shqiptare dhe atyre daneze .
Manifestimin
e hapi kryeredaktori i radios dhe televizionit " Zëri
i Kosovës " z. Ibrahim Xhemajli i cili për fillimin
e punës të këtij mediumi të rëndësishëm
tha : se kjo u arrit pas punës 12 vjecare të radio " Zërit
të Kosovës " dhe televizioni pretendon të jetë një dritare
përmes së cilës mund të shihen aktivitet
e mirëfillta kombëtare në radhë të parë të Komunitet
shqiptar në Danimarkë në plasimin e vlerave ,
me theks të vecantë atyre kulturore
"
Në vazhdim
të manifestimit bashkthemeluesi dhe redaktori i RTV-ZIK,Adnan
Aliti,udhehoqi programin festiv duke ftuar në skenë të gjithë përfaqsuesit
e institucioneve të ndryshme shqiptare dhe daneze që ishin
prezent ta marin fjalën.
Ndërsa përurimin e bëri Lum Haxhiu alias Hajdin Abazi , skrimtar
dhe antarë i kryesisë qendrore të PDK,i cili në fjalën
inaguruese përvec tjerash tha se është një kontribut
shumë i madh në cëshjen e informimit që do t´i
mbaj bashkatdhetarët të lidhur me zhvillimet në atdhe me aktivitet
kulturore në Skandinavi si dhe fëmijtë dhe të rinjtë të kultivojnë ndjenjën
e identitetit kombëtar shqiptar.
Ndërsa
nga ana e miqve danezë foli Tue
Magnussen , aktualisht udhëheqës
i Qendrës Rehabilituese të torturuarve
dhe njohës i mirë cështjes
shqiptare dhe asaj ballkanike, i cili
duke e njohur nga afër veprimtarinë e
gazetarëve të Zërit
të Kosovës dhe duke ditur
punën e palodhëshme që këta
kan bërë për 12 vjet
me radhë në radio, prandaj
ai tha se shpresoj që edhe televizioni
i posathemeluar do të ketë suksese
të njëjta, pasiqë në udhëheqje
të tij është i njejti
ekip si : Ibrahim Xhemajli , Ixhet
Lutviu , Adnan Aliti , etj -tha z.
Magnussen .
Programi televiziv në gjuhën shqipe , fillimisht , emitohet cdo
të premte nga ora 18, 30 - 18.45.
ADNAN
ALITI - KOPENHAGË |
|