RTVZIK · MODELI ME SHËNIMIN 2002Faqja e sotmeModeli 20022009Forumi i arkivuar

...... .........

Google | Yahoo | MSN
. RTV  ZIK
RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti

  P O E Z I

E X K L U S I V E - P Ë R... RTVZIK.COM

Beqir ELSHANI

 

RAMUSH TRIMI SHKOI NË HAGË

Ramush trimi shkoi në Hagë,

Krejtë Kosova u çue në kambë,

Shtriga serbe shumë po rrnon,

Kosovën kreshnike po e torturon.

Populli shqiptar i uron

Falë me shëndet Fatmirit tonë,

Pa u farue Kosova mbarë

Këtu nuk jetë asnjë barbar.

POPULLI PO LYP ÇARE

Qeveria po bën gjumë,

populli po lyp bukë.

Universiteti në grevë

studentët heqin gazep.

Çamët kërkojnë ndihmë

shteti në katandi.

Hajnat bëjnë kërdi

policia gjë nuk di.

Shtëpiat në çdo anë

eskavatori i bën llam

Populli po lyp çare:

Fatosin me Salen

qysh me i qit fare.

SHKOVA NË TIRANË

Shkova në Tiranë,

Fatosi po pi duhan.

Shkova në Krujë,

Alfredi po bluen.

Shkova në Vlorë,

Pandeli po këndon.

Shkova në Prishtinë,

Ibrahimi po fshin.

Shkova në Lezhë,

Salihu po qesh.

Shkova në Gjirokaster,

Iliri po trashet.

Shkova në Prizren,

Nexhati po flen.

Shkova në pazar,

Populli po shan.

BABA TOMORRI

Fatos Nano po lutet,

Bjeshkës iu kanë drejtue:

- Baba Tomorr, o baba Tomorr!

Sa vjet kam me sundue,

Shqipninë, o, me shkatrrue,

Qaq ki me m’diftue,

Mos u m’diftofsh, u farofsh!

DRASHKOVIQI NË TIRANË

Shkruejnë gazetat në çdo anë

ka hy Tita në Tiranë,

me Enverin asht përqafë.

S’ka hy Tita në Tiranë,

Me Enverin m’u përqafë,

Por Drashkoviqi kryeçetnik

Në Tiranë bani sehir.

Fatosin dhe Kastriotin

Përtokë, o, i ka shtri.

I ka shtri e i ka ba lodër

Krejt shqiptarët i bani hor.

Drashkoviqi çka ka thanë:

- Shqiptarët i mbaj nën kambë,

Kështu t’parët i kishin thanë.

…LAG-O SHI!

Shi, shi, lag-o shi!

Shkoi shkau në Shqipni

Në Tiranë takoi dy qyqarë:

Fatosin dhe Kastriotin,

Njërin e mbyti, tjetrin e dogji,

Gjithë shqiptarët i bani hor.

 

Për ne | Shko nalt| Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com