Rita Ora dhe Kosovare Asllani ,dy kosovaret të cilët kanë aritur suksese të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, janë takuar në Gjermani ku kanë bërë një foto të përbashkët. Vlen të theksohet se këngëtarja Rita Ora,tani më një yllë i madhë në botën e muzikës ,këngët e së cilës dëgjohen në të gjithë botën , momentalisht është duke zhvilluar një turne me koncerte nëpër qytet e mëdhaja të Evropës .Sonte ajo mban një koncert në Hamburg të Gjermanisë ,ndëra nesër me datë 27.05.2018 në Vega të Kopenhagës.

Ndërsa fudbollistja kosovare Kosovare Asllani gjithashtu ka aritur suksese të mëdhaja me përfaqsuesen e Suedisë.

Të hënen, arena në Vimmerby të Suedis është pagëzuar me emrin e Kosovare Asllanit ”Arena Asllani ”
Kosovare Asllani eshte shpallur vitin e kaluar 2017 ”Lojtarja më e mirë e Suedisë” ku është shperblyar me topin Diamant .

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë nuk kanë të ndalur. Politikanët e koruptuar shqiptarë nuk kanë kohë që ti shfrytzojnë potencialet e jashtëzakonshme që posedon diaspora shqiptare kudo që jeton. Nëse korupcioni atyre ua ka mbuluar syte dhe veshët, shtetet demokratike ku jetojnë shqiptarët ,krenohen dhe shfrytëzojnë maksimalisht autoritetin dhe sukseset e shqiptarëve nëpër botë.

rtvzeri.com

 

Shpërndaje në