Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është bërë së fundmi subjekt i një artikulli të publikuar nga BBC.

“Çfarë viti ka qenë ky për Dua Lipën…”, kështu nis artikulli në fjalë.

Këngëtarja do të performojë sot në Champions League, ku do të jenë përballë njëra-tjetrës skuadrat e futbollit Liverpool dhe Real Madrid në Kiev.

Lidhur me këtë, Dua është shprehur: “Është me të vërtetë emocionuese. Ne kemi bërë shumë prova dhe pse stadiumi bosh është ende i tmerrshëm. Nuk e di sesi do të ndihem kur janë mijëra njerëz brenda në stadium dhe miliona njerëz që shikojnë nga shtëpia.”

BBC e vazhdon artikullin duke thënë se pasi Dua arriti mbi 1.1 miliardë shikime në You Tube me këngën New Rules, ajo nuk ka frikë nga figurat e mëdha.

“Janë rreth 300 kamera dhe gjëra emocionuese nga të gjitha këndet. Do të jetë një argëtim i madh në stadium dhe do të duket bukur në televizor, shpresoj që njerëzit ta shijojnë”, është shprehur ajo ekskluzivisht për Music News Live.

Shpërndaje në