Presidenti i Real Madridit do ta përforcojë skuadrën.

Real Madridi ka vite që nuk shpenzon shuma të mëdha në blerjen e lojtarëve.

Kjo strategji e klubit ka pasur sukses në tre sezonet e fundit, ku Reali ka fituar po kaq herë Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, largimi i Cristiano Ronaldos dhe mos gjetja e një zëvendësuesi për portugezin, ka bërë që gjërat të vështirësohen për “Los Blancos”, që në katër ndeshjet e fundit nuk kanë realizuar asnjë gol.

Florentino Perez ka bërë gati një ofertë prej 150 milionë eurosh për Eden Hazard të Chelseat, të cilin dëshiron ta transferojë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ndonëse një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, duke parë që te Chelsea këmbëngulin për ta mbajtur Hazardin, por në këtë rast dëshira e vetë lojtarit do të jetë vendimtare.

Hazard e ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga Chelsea dhe ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “Blutë”.

Shpërndaje në