Facebook ka njoftuar se do bëjë ndryshime, duke bërë që postimet nga bizneset, markat dhe mediat të bëhen më pak të dukshme.

Në vend të kësaj, përmbajtjet që nxisin biseda mes familjes dhe miqve nëpër site do të shfaqen më shumë. Ishte themeluesi Mark Zuckerberg i cili bëri njoftimin në faqen e tij zyrtare në Facebook. Organizatat e mëdha që postojnë në Facebook do përjetojnë ulje të popullaritetit.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi gjatë javëve të ardhshme. “Ne kemi marrë reagime nga komuniteti se përmbajtja publike; postimet nga bizneset, markat dhe mediat  po largojnë tregimet personal dhe sociale që na afrojnë më shumë me njëri tjetrin”, shkroi Zuckerberg.

Ai tha se si vetë dhe ekipi i tij ndjejnë përgjegjësinë për tu siguruar që Facebook do bënte shumë për mirëqenien e njerëzve.

Shpërndaje në