Pas 27 viteve, Real Madrid dhe Liverpool takohen në një finale të Ligës së Kampionëve. 

Me 27 maj 1981, një gol i shënuar nga Alan Kennedy në minutën e 82-të i bëri anglezët kampion në Parc des Princes.

Ishte nata e fundit e zezë për Los Blancos në Evropë.

Ishte përpjekja për ta fituar titullin e shtatë dhe tani kanë një rast që të hakmerren në Kiev.

Real Madridi  tani është në kërkim të titullit të 13 në Ligën e Kampionëve, ndërsa Liverpool do ta kërkojë të gjashtin.

Që atëherë, Liverpooli ka fituar dy tituj, kundër Romës (1984) dhe kundër Milanit (2005), ndërsa ka dy,  me Juventusin (1985) dhe me Milanin (2007).

Real ka fituar të gjashtë titujt që pastaj i ka luajtur, kundër Juventusit (1998 dhe 2017), Valencias (2000), Leverkusenit (2002) dhe Atletico Madridit (2014 dhe 2016).

Në atë natë ku mbretërit humbën në formacionin kishin lojtarë si: Agustin; Garcia Cortes, Sabido, Garcia Navajas, Camacho; Del Bosque, Angel, Stielike, Juanito, Santillana dhe Cunningham.

Trajner ishte serbi Vujadin Boskov, i cili e bëri vetëm një ndërrim në minutën e 87-të, ku Pineda zëvendësoi Garcia Cortesin.

Shpërndaje në