​Zidane tha se po largohet nga Reali pasi klubi ka nevojë për ndryshime.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti të bëhen ndryshime për të gjithë, edhe për lojtarët.

AS menjëherë ka treguar gjashtë kandidatët e mundshëm për stolin e Los Blancos, që edhe në të kaluarën janë përmendur për të marrë drejtimin e kampionëve të Evropës.

Arsene Wenger, Mauricio Pochetino, Antonio Conte, Joachim Low, Max Allegri dhe Diego Simeone janë kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar Zidanin

Shpërndaje në