Klubi kampion i Europës, Real Madrid ka njoftuar përmes një komunikate të shkurtër për shtyp se është zgjedhur tashmë zëvendësuesi i Zinedine Zidane.

Detyrën e trajnerit të skuadrës madrilene do ta marrë Julen Lopetegui.

Trajneri i porsazgjedhur i Spanjës do të nisë punën me skuadrën menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”.

Lopetegui ka nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2021.

Shpërndaje në