Lazio është në rrugë të mirë për të nënshkruar me anësorin e majtë të mbrojtjes, shqiptarin Riza Durmishi për vetëm 6.5 milion euro

Sipas mediave italiane dhe daneze, 24 vjeçari ka ateruar në Itali dhe nesër pritet që të kalojë testet mjekësore për të kaluar gjatë mbrëmjes në skuadrën italiane.

Calciomercato.it shkruan se Lazio ka arritur edhe marrëveshje personale me lojtarin derisa shuma e transferit nga Betis është 6.5 milionë euro.

Këtë sezon, Durmishi është paraqitur në 24 ndeshje të La Ligas dhe ka shënuar dy gola.

Ai kaloi në Betis nga Brondby më 2016 për dy milionë euro dhe ka 23 paraqitje për Danimarkën.

 

%d bloggers like this: