Sheffield Wednesday është kualifikuar në raundin e pestë të FA Cup pas fitores 3:1 kundër Reading.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Sheffield Wednesday prej 3:1 kundër Reading, për t’u kualifikuar në raundin e pestë të FA Cup, shkruan Gazeta Express.

Nuhiu shënoi në minutat 29’ dhe 53’ për 1-0 dhe 2-0, ndërsa për 3-0 realizoi George Boyd.

Për mysafirët golin e nderit e shënoi po ashtu lojtari i vendasve. Cameron Dawson shënoi autogol në minutën e 87’të, për rezultatin përfundimtar 3-1.

 

%d bloggers like this: