Carlo Ancelotti ka refuzuar ofertën për të qenë trajner i kombëtares italiane të futbollit.

Mediat vendase shkruajnë se pas refuzimit nga Ancelotti, federata duhet të fillojë përpjekjet nga e para.

Ancelotti ka arritur një marrëveshje me një klub futbolli, në të cilin do të fillojë të punojë me nisjen e sezonit të ardhshëm, atëherë kur i përfundon kontrata me Bayern.

Ende nuk bëhet i ditur ekipi ku do të shkojë Ancelotti, por ka shumë mundësi që ai të rikthehet në Premierleague, kësaj here tek Arsenal.

Pak ditë më parë, mediat italiane raportuan se ai ishte shumë pranë bankinës së kombëtares, dhe se u dukte se kishte rënë dakord mbi gjithçka, veç pjesës financiare të kontratës.

Pas refuzimit të Ancelottit, Federata do të rikthehet në pistën e Roberto Mancinit, aktualisht trajner i Zenit Shën Petërburg, në Rusi.

Shpërndaje në