‘Telekom Albania’ del në shitje, i afrohet ‘Telekom Serbia’
Sipas Tv Klan, ‘Telekom Albania’ është në shitje. Operatori i dytë më i madh në treg i telekomunikacionit do t’i shitet kompanisë ‘Telekom Serbia’.
Në garë me Telekom Serbia janë edhe dy kompani bullgare, Vivacom, në pronësi të biznesmenit Spas Rusev dhe Globul Telenor, një tjetër operator në fushën e telekomunikacionit në Bullgari. Propozim për blerjen e aksioneve të Telekom në Shqipëri ka bërë edhe manjati grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmave Motor Oil Hellas dhe Vegas Oil and Gas.
Kompania ende nuk ka shpallur një lëvizje të tillë në pronësinë e kapitaleve të saj, por burime konfidenciale për televizionin Klan thonë se ofertat e dorëzuara nga të gjitha shoqëritë janë hapur, dhe më e larta ka rezultuar ajo grupit serb.
Lajme të ngjajshme:
Apeli i Kukan: Shqipëria të gjej zgjidhje për popullin, jo për partitë
“Gazeta Shqip” zbulon draftmarrëveshjen: Opozita do rikthimin në Parlament
Nga gara për aeroportin tek Lungomare 3, Rama tregon projektet që do të rinisin në Vlorë
Shqipëria hap tender ndërkombëtar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës
Vjen ekspertiza e “audio-përgjimit të Babales”, laboratori anglez: Materiali nuk është origjinal