Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha gjatë një intepelance me studentë të Shkencave Politike dhe të Drejtësisë se Shqipëria është gati për çeljen e negociatave, por gjithçka varet nga vendimi politik i shteteve anëtare.

“Shqipëria i ka bërë gati detyrat e shtëpisë dhe është gati për këtë proces”, është shprehur ai.

Bushati theksoi se vendimi tashmë varet nga shtetet anëtare të BE, edhe pse disa prej tyre janë kundër zgjerimit për shkak të debateve të brendshme.

Ministri i Jashtëm gjatë komunikimit përmes platformës “për shqipërinë që duam” theksoi se Shqipëria është në dialog të vazhdueshëm me këto vende skeptike.

Ai u shpreh gjithashtu se hapja e negociatave e fut vendin në një rrugë të gjatë me plot sfida të mëdha për thellimin e reformave, ndonëse pranoi se mund të ketë rezistencë nga opozita.

Nga vendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, na ndajnë vetëm dy javë.

%d bloggers like this: