Aksioni për kontrollin e cilësisë së qumështit ka filluar zbatimin në terren.

11 subjekte janë mbyllur, ndërsa për 3 muaj, Ministria e Bujqësisë u la afat kompanive që të korrigjonin standardet e këtij produkti dhe nënprodukteve të tij.

Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se janë përgatitur edhe 3 kallëzime penale për 3 firma, të cilat pritet t’i dërgohen organeve të hetimit.

Në një takim me bizneset e sektorit të qumështit, ministri Niko Peleshi tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë për shkeljet që do të gjenden.

“Janë bërë 106 kontrolle, janë mbyllur 11 subjekte, por ndërkohë pjesa më e madhe e tyre, rreth 85% e subjekteve, kanë dalë nga kontrolli konform standardeve tona dhe kjo ka ardhur falë investimeve dhe rritjes së standardit që ka bërë sektori në përgjigje të sensibilizimit të filluar që para tre muajve”, tha Peleshi.

Produktet dhe nënproduktet e qumështit, përveç nivelit të aflatoksionës, do të kontrollohen edhe nëse kanë në përbërjen e tyre vaj palme.

“Në supermarket nuk do të gjejmë guximtarë të operatorëve të vegjël, e theksoj, që do të mund të nxjerrin në raftet e supermarketeve apo marketeve tona, produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.”

Aksioni në terren do të shtrihet edhe në dyqanet e vogla dhe në tregjet publike, ku shumë fermerë shesin këtë produkt.

a.s/dita

%d bloggers like this: