Ndalohet një ish-polic, dyshohet se ka lidhje me grabitjen në Rinas
Tre ditë pas grabitjes së bujshme në Rinas, është ndaluar në Elbasan një person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Mësohet se personi i ndaluar është me inicialet A.H, ish punonjës policie në Elbasan, përcjell ReportTv.
Ai dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e bujshme në pistën e avionit të Rinasit.
Sipas informacioneve të para shtetasi me iniciale A.H dyshohet se është një nga 5 grabitësit e Rinasit.
Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët ky ka komunikuar me ta dhe ka elementë të bashkëpunimit.
Lajme të ngjajshme:
Protesta e opozitës-Basha: Kjo është thirrja e popullit
Protesta e dhunëshme e PD_së, 40 të arrestuar.
Profili i 3 kandidatëve/ Kush pritet të zgjidhet Kryeprokuror i përkohshëm
Tjetër përplasje, protestuesit prishin gardhin metalik
Ratifikohet marrëveshja me BE, Shqipëria përfiton ndihmën financiare deri në 600 mln euro