Për herë të parë, Partia Demokratike do ketë funksionin e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Ishte kryetari Lulzim Basha ai që e propozoi vendosjen në statut të këtij funksioni, në nenin 50 të statutit. Përveç propozimit të Bashës, mbi 7 mijë delegatët e Kuvendit kanë miratuar ndryshimet e tjera të draft-statutit.

Nga radhët e kritikëve, në kuvend morën pjesë Eduard Selami, Besnik Mustafaj e Edith Harxhi. Siç ishte bërë e ditur munguan, ish-nënkryetarët e PD-së, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, si dhe ish-ministrat Bode e Bregu.

Të pranishëm ishin ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, si dhe aleatët Fatmir Mediu, Agron Duka e Nard Ndoka, ndërsa mungonte Dashamir Shehi i LZHK. LSI përfaqësohej me kryetaren Monika Kryemadhi dhe kreun e grupit parlamentar Petrit Vasili.

Punimet e kuvendit nisën me fjalime nga kategori qyetarësh që mbështeten nga PD, si shtresat më në nevojë, biznesi i vogël e i mesëm, ish të përndjekurit, qytetarët e Kukësit, që protestuan për tarifën e rrugës së kombit, përfaqësues të më të vjetërve e më të rinjve në PD, si dhe një përfaqësues i partneres politike Partisë Popullore Europiane.

%d bloggers like this: