Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Zonë e Lirë” në Tv Klan ka komentuar situatën politike në vend, po ashtu edhe për protestën që do të mbahet nesër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Berisha u është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me protestën e nesërme, që nga skenari për dështim e deri tet rrëzimi i shtetit.

 

Intervista

A mund të përçahet protesta nga aleatët, asi nuk pranojnë LSI-në, pasi sipas tyre nuk ka bindje të djathta?

Nuk ka as një gjasë të përçahet, protesta do të jetë një faktor i rëndësishëm i bashkimit më shumë se opozita.

Sa gjasa ka që protesta të rrëzoj shtetin?

Aty ku drejtësia është marrë peng i takon publikut të bëj drejtësi.

A është destinuar të dështoj protesta e opozitës?

Djegia e mandateve ka qenë propozim i imi, unë pajtohem me vendimin e lidershipit të partisë.

Sa shanse ka që protesta e opozitës do të vij duke u tkurrur, pasi Rama shkarkoi Çakon?

Protesta e opozitës nuk bëhet për Çakon për super Çakon.

Sa shanse ka që protesta e opozitës të kthejë një 17 maj të dytë?

Asnjë shanse është mësuar nga gabimi.

Shpërndaje në